Evropa në valë protestash, Shqipëria mes tri vendeve më të rrezikuara
Një analizë e revistës amerikane Newsweek, që shqyrton 32 vende evropiane, e rendit Shqipërinë pas Francës dhe Greqisë për nivelin e presionit social. Papunësia e lartë tek të rinjtë, korrupsioni, pakënaqësia ndaj institucioneve dhe pasiguria ekonomike janë ndër faktorët që mund të nxisin protesta të reja në kontinent… Evropa po përballet me një periudhë pakënaqësish të theksuara sociale dhe politike. Nga protestat e dhunshme në Francë te mobilizimet kundër kostos së jetesës në Spanjë, Itali dhe Portugali, një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh po shprehin pakënaqësi ndaj qeverive dhe perspektivës ekonomike. Sipas një analize të publikuar nga revista amerikane Newsweek, megjithëse shkaqet e protestave ndryshojnë nga një vend në tjetrin, ato kanë disa elemente të përbashkëta: inflacionin, vështirësitë për strehim, cilësinë e shërbimeve...
Burimi:
ntv.al