EVAKUIME DHE HELIKOPTERË! Zjarret godasin Lezhën, Dibrën, Tiranën e Shkodrën
Situata, sipas autoriteteve, vijon të menaxhohet me angazhim të koordinuar të strukturave vendore dhe qendrore. Në operacione janë përfshirë 265 forca operacionale dhe 38 automjete zjarrfikëse, ndërkohë që janë mbështetur nga 170 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Me tej, thuhet se, helikopterët e Forcës Ajrore kanë ndërhyrë në 4 operacione ajrore për shuarjen e flakëve. Ndër të tjera, vëmendja kryesore është përqendruar në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër. Në Dibër, operacionet vijojnë në Vajkal, Lundre–Madhesh dhe Mallunxë–Lis, ku janë angazhuar forca tokësore dhe mbështetje ajrore në zonat e Matit; sipas raportimeve, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Dajt, pavarësisht riaktivizimit të një vatre, janë angazhuar 60 forca operacionale dhe, sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për banesat e...
Burimi:
ntv.al