Eurostat: 26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi
Shqiptarët janë popullsia që e ka më të papërballueshme financiarisht lidhjen e internetit në shtëpi. Alarmi vjen nga Eurostat, Zyra Qëndrore e Statistikave të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023, plot 25.6 % e individëve në Shqipëri deklaruan se nuk përballonin dot financiarisht një lidhje interneti për përdorim personal në shtëpi. Kjo do të thotë se një në katër familje shqiptare mbetet ende zyrtarisht jashtë botës online për shkak të pamundësisë ekonomike. Ky hendek bëhet akoma më i frikshëm kur krahasohet me rajonin dhe Europën. Në Bashkimin Europian, vetëm 2 për qind e popullsisë nuk mund të përballojë lidhjen me internetin. Ndërkohë diferenca është dramatike edhe me ekonomitë e ngjashme fqinjë. Në Serbi vetëm 4.1% e popullsisë ka këtë problem, në...
Burimi:
gijotina.com