Europa synon hapësirën, Macron kërkon program europian për fluturime me ekuipazh brenda dhjetë vitesh

Europa synon hapësirën, Macron kërkon program europian për fluturime me ekuipazh brenda dhjetë vitesh

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi Europës të zhvillojë aftësinë e saj për fluturime hapësinore me ekuipazh brenda dhjetë vjetësh. Në samitin ndërkombëtar të hapësirës në Paris, Macron deklaroi se kontinenti duhet të forcojë autonominë në këtë sektor strategjik. Europa synon të mos mbetet më vetëm pasagjere në hapësirë. Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për krijimin e një programi europian të fluturimeve me ekuipazh brenda një dekade. Duke folur në samitin ndërkombëtar të hapësirës në Paris, Macron pranoi se programi europian mbetet i brishtë dhe kërkon më shumë investime. Ai përcaktoi edhe objektivat: brenda dy vjetësh, kapsula europiane e transportit “Nyx” duhet të lidhet me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Pas pesë vjetësh, moduli “Argonaut” synohet të ulet në Hënë, ndërsa brenda dhjetë vjetësh një kapsulë...