EUROPA LEAGUE: Shkëlqen Milan, tregolësh i Cisse. Leverkusen dhe Lyon me fitore bindëse (video)
15 Tetor 2026 20:40 Telesport Kanë përfunduar ndeshjet e para për sot në Europa League. Milan ka marrë një fitore bindëse 0-4 ndaj Salzburg, ku protagonisti kryesor ishte Alphadjo Cisse me një tregolësh. Fitoren e kuqezinjve e vulosi Goncalo Ramos, me golin e tij në minutën e 74-të, pas një gafe të mbrojtjes vendase. Kuqezinjtë e mbyllën takimin me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Filippo Terracciano në minutat e fundit të kohës së rregullt. Leverkusen mori një fitore shumë të rëndësishme në Poloni, 0-4 ndaj Lech Poznan. Dopieta e Patrick Schick nga pika e bardhë e penalltisë dhe goli i Malik Tillman, të tre në pjesën e parë, si dhe goli i Ibrahim Maza në fund të kohës së rregullt vulosën...
Burimi:
telesport.al