Europa e trazuar/ Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak: Është përkeqësuar situata e sigurisë
Në Gjermani është rritur ndjeshëm numri i personave që kundërshtojnë shërbimin ushtarak për arsye ndërgjegjeje. Nga janari deri në gusht 2026 janë paraqitur 12.102 kërkesa kundër, ose rreth tre herë më shumë se gjatë gjithë vitit 2025, kur u regjistruan 3.879 kërkesa. Kjo rritje e ndjeshme e numrit lidhet me përkeqësimin e situatës së sigurisë dhe me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për shërbimin ushtarak. Sipas ligjit të ri, të rinjtë e lindur në vitin 2008 e më pas i nënshtrohen një kontrolli të detyrueshëm mjekësor dhe ushtarak, me synimin për të siguruar mjaftueshëm vullnetarë për Bundeswehr-in. Nëse numri i kërkuar i ushtarëve nuk arrihet, Bundestagu mund të aktivizojë një formë të detyrimit ushtarak të bazuar në nevoja. Kjo ka shtuar interesimin për...
Burimi:
javanews.al