Eurodeputeti austriak thirrje Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë dhe burgosësh të mitur është antieuropiane
Eurodeputeti austriak dhe bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz, ka reaguar me tone te ashpra lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri, duke kritikuar qëndrimin e kryeministrit Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, Ëaitz ka kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit protestat mund të rrezikojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Eurodeputeti thekson se protestat që kërkojnë luftimin e korrupsionit, përmirësimin e arsimit dhe mbrojtjen e mjedisit janë në përputhje me vlerat evropiane dhe nuk duhet të konsiderohen pengesë për anëtarësimin në BE. “Më lejoni ta sqaroj: Protesta për institucione që janë të aftë e të gatshëm të luftojnë korrupsionin është pro-evropiane. Protesta për një arsim cilësor është pro-evropiane. Dhe protesta për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të...
Burimi:
gijotina.com