Eurodeputeti austriak ‘shuplakë’ Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë e burgosësh të mitur nuk është

Eurodeputeti austriak ‘shuplakë’ Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë e burgosësh të mitur nuk është

Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reguar i indinjuar ndaj  dhunës së policisë ndaj protestuesve por dhe duke hedhur poshtë deklaratën e kryeministrit Rama nëpër mediat ndërkombëtare se protestat po dëmtojnë integrimin e Shqipërisë drejt BE-së. Në një reagim në facebook, Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, pjesë e grupit të të Gjelbërve evropianë thotë se të protestosh për institucione që janë të afta dhe vullnetmirë për të luftuar korrupsionin është pro europiane. E kundërta është për kërcënimet, shantazhet dhe dhuna që ai bën ndaj të rinjve. Këto nuk janë europiane. ‘Më lër të sqarohem. Të protestosh për institucione që janë të afta dhe vullnetmirë për të luftuar korrupsionin është pro europiane. Të protestosh për edukimin e duhur është pro europiane. Dhe të protestosh për mbrojtjen...