EURO U21 2027 po afron, delegacioni i UEFA-s mbërrin në Shqipëri. Inspektojnë stadiumet

EURO U21 2027 po afron, delegacioni i UEFA-s mbërrin në Shqipëri. Inspektojnë stadiumet

7 Shtator 2026 16:30 Telesport Përgatitjet për Kampionatin Europian U21, që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027, po hyjnë në një tjetër fazë të rëndësishme. Përfaqësues të UEFA-s kanë nisur sot turin e inspektimeve në stadiumet që do të presin ndeshjet e këtij kompeticioni. Stacioni i parë është stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa vizitat do të vijojnë në “Elbasan Arena” dhe më pas në Tiranë, në “Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave”. Gjatë këtyre vizitave do të vlerësohen nga afër kushtet dhe standardet teknike, infrastrukturore dhe organizative të katër impianteve, në kuadër të përgatitjeve për mirëpritjen e EURO U21 2027. Kampionati Europian U21 do të jetë ngjarja më e rëndësishme sportive që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027, ndërsa FSHF...