Euro U-17 për vajza: Zbulohet lista me 20 emrat e thirrur nga trajnerja Lulaj

Euro U-17 për vajza: Zbulohet lista me 20 emrat e thirrur nga trajnerja Lulaj

24 Shtator 2026 16:30 Telesport Shqipëria U-17 e vajzave nis sot grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2027 për këtë grupmoshë. Trajnerja Cyme Lulaj ka zbardhur sot edhe listën me 20 emrat e vajzave kuqezi që do të përfaqësojnë përfaqësuesen shqiptare në sfidat kundër Irlandës, Kosovës dhe Azerbajxhanit. Ekipi do të nisë sot përgatitjet në Durrës dhe më 28 shtator do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Koosovës në “Niko Dovana” në ora 15:00. Në të njëjtin stadium do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera. Takimi i dytë do të luhet kundër Irlandës më 1 tetor po në ora 15:00 dhe tre ditë më vonë kuqezezat do të luajnë ndeshjen e tretë kundër Azerbajxhanit në ora 12:00....