EURO 2027 në Shqipëri, UEFA inspekton stadiumet pritëse

EURO 2027 në Shqipëri, UEFA inspekton stadiumet pritëse

Shqipëria vijon përgatitjet për një prej eventeve më të rëndësishme të futbollit europian që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin që vjen. Siç dihet Shqipëria do të jetë bashkëorganizatore e Kampionatit Europian për moshat deri në 21 vjeç, një turne që do të sjellë në vendin tonë talentet më të spikatura të futbollit europian dhe një numër të konsiderueshëm ndeshjesh ndërkombëtare. Në kuadër të përgatitjeve për këtë event madhor, një delegacion i UEFA-s ndodhet këto ditë në Shqipëri për një vizitë inspektuese në stadiumet që do të presin ndeshjet e kampionatit. Vizita synon të vlerësojë nga afër infrastrukturën dhe kushtet e stadiumeve pritëse, si edhe të vijojë koordinimin për përgatitjet që do të nevojiten në prag të turneut. Gjatë vizitës, delegacioni ka inspektuar...