Estetika e së mundshmes

Estetika e së mundshmes

Përtej transformimit të objekteve dhe pjesëmarrjes së publikut, praktika e Sislej Xhafës mund të lexohet si një kërkim për format e tjera të ekzistencës, një përpjekje për ta çliruar realitetin nga funksionet e imponuara, për ta kthyer imagjinatën në fuqi kritike dhe për ta menduar artin si një hapësirë ku bota mund të organizohet ndryshe. Nga Ilir Muharremi, kritik i artit Arti bashkëkohor nuk e ndryshon domosdoshmërisht botën duke prodhuar objekte të reja. Ndonjëherë, ndërhyrja e tij më e rëndësishme ndodh kur e bën botën ekzistuese të duket e huaj, sikur ta shohim për herë të parë. Një send i zakonshëm humbet sigurinë e funksionit të vet, një material i rëndë merr karakterin e një forme të brishtë dhe një hapësirë ekspozuese pushon së qeni...