Eslin Kurti përfaqëson Shqipërinë në Junior Eurovision 2026 me këngën “Kërce me mua”

Eslin Kurti përfaqëson Shqipërinë në Junior Eurovision 2026 me këngën “Kërce me mua”

Shqipëria do të ngjitet në skenën e Junior Eurovision Song Contest 2026 përmes zërit të këngëtares 12-vjeçare Eslin Kurti, e cila do të prezantojë këngën “Kërce me mua” në edicionin e sivjetmë të festivalit evropian për artistët e rinj, që do të mbahet më 24 tetor në Ta’ Qali të Maltës. Me ritëm dhe energji, kënga shqiptare synon të përcjellë një mesazh bashkimi përmes muzikës, duke e bërë skenën ndërkombëtare një hapësirë për të prezantuar talentin e ri shqiptar. Eslin Kurti përfaqëson Shqipërinë pas suksesit në edicionin e 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë. Kënga “Kërce me mua” është kompozuar nga Enis Mullaj, ndërsa teksti është shkruar nga Eriona Rushiti. Përmes një postimi, ministri Blendi Gonxhja u ka bërë thirrje shqiptarëve të mbështesin...