“Është një situatë delikate”! Kambanat e alarmit po bien për të ardhmen e Olise te Bayern
Edhe pse Michael Olise është nën kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2029, te bavarezët nuk janë aspak të sigurt për të ardhmen e francezit. Sinjalet e para u dhanë këtë verë, kur pati një interesim sipërfaqësor nga ana e Real Madridit. Te Bayern janë të vetëdijshëm, që interesi për Olise nga klubet e tjera të mëdha në afatet e tjera të merkatos, do të jetë shumë i madh dhe intensiv. Ndaj, në këtë situatë, ata nuk mund të jenë të qetë për të ardhmen e Olise, sidomos pa patur një rinovim të kontratës. Synimi është të rinovohet me francezin përtej vitit 2031. CEO i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, u pyet së fundmi për të ardhmen e Olise dhe nuk ishte plotësisht i prerë....
Burimi:
telesport.al