Ervin Demo kërcënon studentët: Janë identifikuar përmes teknologjisë, do të vihen para përgjegjësisë
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka deklaruar se Policia e Shtetit po përdor teknologjinë dhe pamjet filmike për të identifikuar personat që kanë shkaktuar akte dhune gjatë protestave të ditëve të fundit. Gjatë një deklarate për mediat, Demo tha se policia disponon qindra orë filmime nga burime të ndryshme, përfshirë kamerat publike dhe videot e publikuara në rrjetet sociale. Sipas ministrit, përdorimi i teknologjisë ka përshpejtuar procesin e identifikimit të personave të përfshirë në akte dhune. “Në fakt unë do doja të identifikoja specifikisht rëndësinë që ka tashmë procesi që Policia e Shtetit është duke ndjekur për sa i përket identifikimit të vazhdueshëm që bën të elementëve të dhunshëm, të cilët kanë marrë pjesë në protestat e ditëve të fundit. Janë një sërë burimesh informacioni që...
Burimi:
gijotina.com