Ermonela Jaho vlerësohet nga mediat britanike dhe irlandeze pas koncertit në Wexford

Ermonela Jaho vlerësohet nga mediat britanike dhe irlandeze pas koncertit në Wexford

Sopranoja shqiptare ishte pjesë e koncertit gala për 75-vjetorin e Festivalit të Operës Wexford në Irlandë, ku interpretoi krahas emrave të njohur të skenës ndërkombëtare. Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, ka marrë vlerësime nga kritika muzikore britanike dhe irlandeze pas paraqitjes së saj në koncertin gala për 75-vjetorin e Festivalit të Operës Wexford në Irlandë. Koncerti, i mbajtur më 17 tetor, mblodhi në skenë Jahon, Joseph Callejan, Daniela Barcellonan dhe Giorgi Manoshvilin, nën drejtimin e dirigjentit Daniele Callegari, transmeton albinfo.ch. Në recensionin e publikuar më 19 tetor në gazetën britanike The Times, kritiku Neil Fisher e veçoi interpretimin emocional të Jahos. Ndërsa The Irish Times, në recensionin e kritikut Michael Dervan, vlerësoi aftësinë e sopranos për të përcjellë emocion edhe përmes një këndimi...