Erion Braçe kundër reformës territoriale: E pakonsultuar me grupin, na mblodhën 3 ditë para votimit! Përgjigje Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka shënuar herën e parë të diskutimit të reformës territoriale. Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv, Erion Braçe zbulon për herë të parë këtë detaj, duke theksuar se po ndodh vetëm 3 ditë para votimit të reformës në Kuvend, që nuk e gëzon mbështetjen e tij. Ai shprehet se pavarësisht takimeve të herëpashershme të grupit, asnjëherë s’kanë marrë informacione lidhur me ndarjen e re territoriale, për të cilën sipas tij, s’ka pasur seriozitetin e duhur. “Mbledhja e parë e grupit parlamentar dhe është shumë vonë, 3 ditë para se të votohet, që kur ka filluar të diskutohet për reformën, hera e parë që bëhet një diskutim me grupin e PS. Jemi mbledhur disa...
Burimi:
argjiroja.net