ERIC WENDT TAKIM ME RAMEN NE KRYEMINISTRI
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka nisur zyrtarisht misionin diplomatik në Tiranë. Pas paraqitjes së letrave kredenciale te Presidenti Bajram Begaj, Wendt zhvilloi një takim prezantimi me kryeministrin Edi Rama. Më 26 shtator, ambasadori Wendt i dorëzoi letrat kredenciale kreut të shtetit, duke shënuar nisjen zyrtare të mandatit të tij në Shqipëri. Gjatë takimit me Presidentin Begaj, të dy palët riafirmuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa diskutuan edhe prioritetet e administratës së Presidentit Donald J. Trump në raport me Shqipërinë. Wendt është ambasadori i 11-të i SHBA-ve në Shqipëri që prej vitit 1991, kur dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike. Ai pason Yuri Kim në këtë detyrë, ndërsa prej vitit 2023 ambasada amerikane në Tiranë është...
Burimi:
ntv.al