Ergys Agasi kërkon në GJKKO kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij. Kërkesa është depozituar më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon konkretisht kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës. Tashmë, pritet që GJKKO të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse kamera do t’i kthehet apo do të vijojë të mbahet e sekuestruar. Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Flojera Davidhi. Si u arrestua Agasi? I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn,...
Burimi:
gijotina.com