Erdogan shpall synimin në 103-vjetorin e Republikës: Me solidaritet dhe vëllazëri, drejt “Shekullit turk”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij do të punojë së bashku me vendet e tjera të rajonit për ta bërë periudhën e ardhshme “shekullin turk”. Deklarata u bë gjatë një aktiviteti me rastin e 103-vjetorit të Republikës së Turqisë dhe Samitit të 13-të të Organizatës së Shteteve Turke. “Republika jonë jo vetëm që ka përmbushur idealet e saj themeluese, por është rrënjosur edhe në zemrat tona”, deklaroi Erdogan, duke theksuar se Republika e Turqisë, e cila përfaqëson 86 milionë qytetarë, ka vijuar të arrijë suksese në fusha të ndryshme. Ai tha se kombi turk mbetet i vendosur të punojë për ta ngritur vendin mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore, duke shtuar se do të përpiqet të kapërcejë pengesat që mund të...
Burimi:
javanews.al