Erdogan sfidon BE për anëtarësimin: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Ankarasë, megjithëse Turqia nuk e përjashton mundësinë e anëtarësimit në të ardhmen. Në një intervistë për “Al Jazeera”, Erdogan foli për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së dhe procesin e gjatë të integrimit të vendit. Ai kritikoi qasjen e Brukselit, duke theksuar se Ankaraja ka pritur prej dekadash për anëtarësimin. “Evropa nuk e ka integruar Turqinë për 53 vjet dhe nuk planifikon ta bëjë këtë që tani e tutje. Ne nuk e mbyllëm derën”, deklaroi presidenti turk. Erdogan tha se Turqia vazhdon ta konsiderojë të mundur anëtarësimin në BE, por sipas tij, Ankaraja nuk ushtron më të njëjtin presion për këtë objektiv. “Ne po mendojmë të bashkohemi...
Burimi:
ntv.al