Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg drogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)
Një udhëtim nga Kanadaja drejt Shqipërisë, që duhej të ishte një vizitë familjare për të ndarë lajmin e pritjes së fëmijës së parë, u kthye në një makth për Kristian dhe Adriana Gjonin. Çifti me origjinë shqiptare, që jeton në Toronto, përfundoi në qendër të një hetimi për trafik narkotikësh, pasi në aeroportin e Rinasit autoritetet zbuluan 23,15 kilogramë kanabis në një valixhe që Kristiani këmbëngul se nuk ishte e tij. Rasti është bërë pjesë e një investigimi të televizionit kanadez CTV News, përmes emisionit W5, i cili ngre dyshime për një skemë të organizuar të ndërrimit të etiketave të bagazheve në aeroportin Pearson të Torontos. Ngjarja ndodhi gjatë verës, kur Kristian dhe Adriana udhëtuan me një nga fluturimet e para direkte të kompanisë Air...
Burimi:
argjiroja.net