Episodi i radhës “Në Shtëpinë e Futbollit” fokusohet i gjithë te kombëtarja. Analiza e 4 ndeshjeve të para dhe të sfidave të ardhshme
Emisioni i radhës i “Në Shtëpinë e Futbollit” në FSHF TV u fokusua te Kombëtarja shqiptare, e cila ka mbyllur ndeshjet e muajve shtator dhe tetor në krye të grupit C1 të UEFA Nations League, me 9 pikë pas katër sfidave. Nën drejtimin e moderatores Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin gazetari sportiv Alban Xhihani dhe trajneri i futbollit Mirel Josa. Në qendër të diskutimit ishte ecuria e kuqezinjve në katër ndeshjet e para të këtij edicioni, ku Shqipëria ka regjistruar tre fitore, ndërsa u analizuan edhe statistikat e grupit C1. Në fokus ishte edhe sfida Shqipëri–San Marino, ku kuqezinjtë triumfuan 2-1, si edhe disfata 2-1 në ndeshjen ndaj Finlandës. U diskutuan në mënyrë të veçantë momentet e rëndësishme të këtyre dy takimeve, përfshirë...
Burimi:
telesport.al