Enrique mesazh Desire Doue: Është i ri ndaj duhet të menaxhojë zhurmën rreth tij, e inkurajoj të qëndrojë modest

Enrique mesazh Desire Doue: Është i ri ndaj duhet të menaxhojë zhurmën rreth tij, e inkurajoj të qëndrojë modest

I lënë jashtë listës prej 30 lojtarësh për Topin e Artë, sulmuesi Désiré Doué nuk duket se është prekur veçanërisht nga ky përjashtim, duke gjykuar nga paraqitjet e tij të fundit për PSG-në. Francez ka shfaqur lojë mbresëlënëse kundër Manchester City (4-2) dhe Barcelona (4-2) në Champions League, si dhe ka shënuar golin e tij të parë në Ligue 1 për këtë sezon kundër Strasbourg (3-1). Me 4 gola dhe 4 asiste në 12 ndeshje, ai i ka krijuar padyshim Luis Enrique një dilemë të këndshme zgjedhjeje brenda skuadrës. “Për një lojtar me nivelin e tij të aftësive teknike dhe në moshën që ka, gjëja më e vështirë është menaxhimi i zhurmës që krijohet rreth tij,” pranoi trajneri i PSG. “Kjo është sfida më e...