Enrique krenar për ekipin dhe i trishtuar për Kvaratskhelia: Ia dedikojmë atij fitoren ndaj Lyon

Enrique krenar për ekipin dhe i trishtuar për Kvaratskhelia: Ia dedikojmë atij fitoren ndaj Lyon

Trajneri Luis Enrique ia ka dedikuar fitoren e vështirë të PSG ndaj Lyon (2-0) lojtarit Khvicha Kvaratskhelia, pas dëmtimit që e ka nxjerrë atë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit. Kampionët e Francës fituan falë dy golave në 15 minutat e fundit, duke marrë 3 pikët dhe kreun e Ligue 1. Spanjolli shfaqi ndjenja krenarie, por edhe trishtimi pas fitores. Atmosfera rreth klubit mbetet e rëndë pas lajmit se gjeorgjiani do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, pasi pësoi një dëmtim të rëndë kundër Barcelonës, duke lënë një boshllëk të ndjeshëm në vijën sulmuese të PSG. “Është një fitore shumë e rëndësishme dhe ia dedikojmë atë Kvarës,” deklaroi Enrique, që shtoi: “Grupi është ndërtuar për të konkurruar për çdo trofe të...