EMRI/ Tentoi arratisjen i armatosur duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçari në Kurbin! Momenti kur shtrihet përtokë (VIDEO)

EMRI/ Tentoi arratisjen i armatosur duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçari në Kurbin! Momenti kur shtrihet përtokë (VIDEO)

Qarkullonte i armatosur dhe nuk iu bind efektivëve duke përplasur makinën e tyre, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin Një 27-vjeçar i identifikuar si Edmir Xhaferi është arrestuar në Mamurras pas një ndjekjeje nga policia, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. “Në pranga u vu shtetasi E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili teksa qarkullonte me mjetin e tij nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar punonjësit”, tha policia. Gjatë largimit, 27-vjeçari dyshohet se ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete. Pas disa minutash ndjekjeje, efektivët kanë mundur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë në lagjen “Zef Hoti”,...