EMRI/ Shpërthim me tritol në portën e banesës së një 69-vjeçari në Elbasan – Dëme materiale
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit. Sasia e lëndës plasëse është vendosur në derën e jashtme të rrethimit të banesës së 69-vjeçarit Shefki Frakulli në lagjen “Çlirimi”. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave. Janë administruar provat dhe materialet e nevojshme, dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në banesë jeton çifti Frakulli, ndërsa dy djemtë e familjes ndodhen prej vitesh në emigracion, përkatësisht në Angli dhe Itali. Një nga pistat që mund të verifikohet nga grupi hetimor lidhet me mundësinë që dëmtimi i banesës të jetë një mesazh kërcënues ndaj familjes. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka të...
Burimi:
syri.net