EMRI/ Po trafikonte 6 klandestinë drejt vendeve të BE me 700 euro personi, arrestohet 23-vjeçari në Korçë! Ja çfarë i gjeti Policia
Vijojnë operacionet për kapjen e personave të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve. Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Devoll. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni i trafiqeve dhe Seksioni i krimit ekonomik dhe financiar në DVP Korçë, në kuadër të punës operativo-hetimore për goditjen e rasteve të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Klajdi Muça, nga qyteti i Durrësit, i cili drejtonte një automjet tip “Benz” dhe gjatë kontrollit të uniformave blu, brenda mjetit janë gjetur 6 emigrantë të paligjshëm. Këta të fundit ishin shtetas sudanezë, të cilët dyshohet se po transportoheshin drejt...
Burimi:
javanews.al