EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Një punonjës i Policisë është arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se kishte marrë para për të favorizuar një person nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Bëhet fjalë për Inspektor Çlirim Torrën, me detyrë Specialist i Policisë së Zonës pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, në varësi të Komisariatit të Policisë Librazhd dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Sipas hetimeve të zhvilluara nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dyshohet se punonjësi i Policisë ka marrë një shumë parash me qëllim favorizimin e shtetasit me inicialet A.R., ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”. Dyshohet se përmes veprimeve të tij, punonjësi i Policisë do t’i mundësonte shtetasit A.R. të shkelte masën e sigurisë...