EMRI – Humb jetën 16-vjeçari shqiptar, u dëmtua rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje futbolli në Greqi
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi, qytetin e Kavalës dhe botën e futbollit grek. 16-vjeçari shqiptar Asllan Gjana, futbollist i ekipit Byron Kavala B, ka ndërruar jetë pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje futbolli.Ngjarja e rëndë ndodhi në minutat e para të takimit mes Aiantas Panagia-Prinos dhe Byron Kavala. Vetëm në minutën e dytë të ndeshjes, gjatë një dueli për topin, Asllan Gjana doli jashtë fushës së lojës dhe goditi me forcë pjesën e pasme të kokës në një mur pranë tribunës.Pas përplasjes, 16-vjeçari humbi menjëherë ndjenjat, duke shkaktuar tronditje te bashkëlojtarët, futbollistët kundërshtarë dhe të gjithë personat që ndodheshin në stadium.Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa futbollistit iu dha ndihma e parë nga mjeku i takimit....
Burimi:
sarandanews.com