EMRI/ Gruaja tre ditë e zhdukur pa gjurmë në Rrogozhinë, familjarët apelojnë për ndihmë!

EMRI/ Gruaja tre ditë e zhdukur pa gjurmë në Rrogozhinë, familjarët apelojnë për ndihmë!

Një grua me emrin Saxhide Disha rezulton e zhdukur prej 3 ditësh në Rrogozhinë. Familjarët kanë bërë apel për ndihmën e qytetarëve, ndërsa strukturat shtetërore vijojnë kërkimet për gjetjen e saj. Sipas familjarëve, kërkimet janë duke u zhvilluar prej disa ditësh, por deri më tani nuk ka pasur rezultat. Për shkak të situatës, familjarët kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e Saxhide Dishës. Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm. Për çdo të dhënë që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, lutemi të kontaktoni në numrin: +355 68 200 3339. Familjarët apelojnë që njoftimi të shpërndahet sa më shumë, me shpresën se informacioni mund të ndihmojë në gjetjen e Saxhide Dishës.