EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin Casarano të provincës së Lecces në Itali, ku biznesmeni shqiptar Bashkim Rushani, 61 vjeç, ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës. Rushani, i cili mbante pozicionin e pronarit të një kompanie ndërtimi, po punonte në një kantier ndërtimi kur një portë e rëndë metalike është shkëputur duke e zënë poshtë. Ngjarja shkaktoi dëmtime të rënda trupore për 61-vjeçarin. Ekipet e emergjencës mjekësore mbërritën menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht dhënies së ndihmës së parë, biznesmeni nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe mjekët konfirmuan vdekjen e tij në kantier, informon ANSA. Autoritetet Italiane të hetimit dhe forcat e rendit kanë nisur verifikimet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota teknike të aksidentit dhe...
Burimi:
javanews.al