EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij!
Arrestohet pas tetë muajsh në arrati Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit, ky i fundit i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda AKSHI-t dhe i kapur më herët. Eno Agasi ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi zhduku shishet e shtrenjta të verës që u sekuestruan nga SPAK-u në dhjetor të vitit 2025, kur u shpall në kërkim kushëriri i tij. Pasi ishte bërë inventari, vera ishte lënë në kantinë, pasi s’mund të transportohej natën nga doganat, por kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, vera ishte hequr. Eno Agasi po hetohet për pastrim parash dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Kushëriri i tij, Ergys Agasi, po...
Burimi:
javanews.al