EMRAT/ Plagosja e trefishtë me thikë në Sarandë, arrestohen 2 nga autorët e dyshuar! Dy nga të plagosurit janë vëllezër, njëri niset drejt Tiranës
Pas plagosjes së 3 të rinjve me thikë mbrëmjen e djeshme në Sarandë, Policia njoftoi sot (17 shtator) se ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Të plagosurit janë identifikuar si vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe 19-vjeçari Andi Saliaj. Burime spitalore bëjnë me dije se 24-vjeçari Elidon Shukulli është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes për në shëtitoren e qytetit. Pas hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, policia ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve është edhe 19-vjeçari Andi Saliaj, i cili ishte mes të plagosurve. Në pranga kanë rënë Kamelo Aliaj,...
Burimi:
javanews.al