EMRAT/ Lokale me baste sportive afër shkollave në Tiranë, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar, mes tyre edhe të mitur! (FOTO)

EMRAT/ Lokale me baste sportive afër shkollave në Tiranë, 2 të arrestuar dhe 2 të proceduar, mes tyre edhe të mitur! (FOTO)

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të organizimit të paligjshëm të basteve sportive në lokale pranë shkollave, në kuadër të kontrolleve për sigurinë e nxënësve. Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë, mes tyre një 17-vjeçar, janë proceduar penalisht. Në pranga kanë rënë Denis Gjoka, 24 vjeç, dhe Kastriot Çuka, 48 vjeç, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre një 17-vjeçar, janë proceduar penalisht. Gjatë operacionit “WEB page” janë sekuestruar edhe pesë celularë me faqe aktive për vendosjen e basteve sportive. Njoftimi i policisë: “Si rezultat i monitorimit të përditshëm të territorit përreth institucioneve arsimore, në zbatim të planit të posaçëm të masave, të prezantuar me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, me objektiv madhor garantimin e sigurisë së nxënësve, shërbimet...