EMRAT/ I vunë bombë me telekomandë makinës në Durrës, 2 persona bien në pranga! Dy akuzat që rëndojnë ndaj tyre
Dy persona janë arrestuar sot (5 shtator) nga Policia e Durrësit për vendosjen e një lënde plasëse ndaj një automjet. Të ndaluarit janë Sherif Çela dhe Muharrem Thartori. “Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve S. Ç., 47 vjeç, dhe M. T., 46 vjeç, të dy banues në Durrës, të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës”, tha policia. Më tej sqarohen detajet dhe dinamika e hetimit: “Më datë 28.08.2026, në lagjen nr. 3, Durrës, u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse. Në vijim të veprimeve hetimore dhe...
Burimi:
javanews.al