EMRAT – Gara për partinë e Hashim Thaçit, pas dorëheqjes së Hamzës, ja kush janë kandidatët e mundshëm…
Tre figura të Partisë Demokratike të Kosovës pritet të garojnë për postin e kryetarit, pas vendimit të Bedri Hamzës për t’u larguar nga drejtimi i partisë. Bëhet fjalë për Enver Hoxhajn, Uran Ismailin dhe Përparim Grudën.Sipas mediave në Kosovë, procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbikëqyret nga Vlora Çitaku.Hoxhaj ka kohë që po përpiqet të rikthehet në krye të PDK-së. Ai drejtoi partinë pas dërgimit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Hagë. Rezultati i PDK-së në zgjedhjet e vitit 2021, gjatë drejtimit të tij, ishte i dobët ndërkohë që partia po kalonte një nga periudhat më të vështira.Bedri Hamza e mori drejtimin e PDK-së pas atij rezultati zgjedhor. Gjatë drejtimit të tij, partia arriti të ndalte rënien e mbështetjes dhe të...
Burimi:
sarandanews.com