EMRAT/ Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën dy shqiptarë, ishin miq të ngushtë
Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Nea Peramos të Kavallës, ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë që ishin edhe miq të ngushtë. Viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit, ku motori i drejtuar nga 34-vjeçari është përplasur fuqishëm me monopatinën elektrike me të cilën udhëtonte 36-vjeçari. Si pasojë e përplasjes së fortë, Arditi ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, Marigleni është transportuar në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me urgjencë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë...
Burimi:
syri.net