Emocionuese/ Kristjan Asllani nuk po e lëshonte, historia e djaloshit të vogël që e gjeti forcën te Kombëtarja

Emocionuese/ Kristjan Asllani nuk po e lëshonte, historia e djaloshit të vogël që e gjeti forcën te Kombëtarja

Fëmijë që Asllani mban fort është Joni. Joni ka një histori ndryshe nga të tjerët, Zoti e sprovoi me një histori ndryshe nga shokët e moshës së tij sepse e donte fort, shumë fort. Nëse fëmijët e tjerë ishin mes vuajtjeve dhe dilemave se çfarë Iphone të merrnin se çfarë Play Station të blinin, Joni nisi rrugën drejt spitalit për të nisur me kimioterapi pasi ishte prekur nga kanceri, madje hyri edhe një operacion të vështirë. E gjithë ajo që kërkonte ishte pak forcë dhe ku e gjeti? Te Kristjan Asllani, te lojtarët e Shqipërisë. Një familjare e djaloshit i shkruajti Federatës që të merrte një video nga Asllani. Ky mesazh mbërriti dhe për fat të mirë, sprova duket se kaloi. Pas një viti, FSHF...