Emërimi i prokurorit Ols Dados përfundon në Apelin Administrativ, hidhet shorti për ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj!
Është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit Administrativ për ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj lidhur me padinë për mënyrën e emërimit të Ols Dados. Pas humbjes së çështjes në shkallën e parë, ankimimi është dërguar në Apelin Administrativ. Sipas raportimit të gazetares, Anila Hoxha, çështja i ka rënë për shqyrtim gjyqtares Blerona Hasa. Më herët Veliaj ka deklaruar se gjykata e shkallës së parë nuk e ka shqyrtuar në themel çështjen dhe kërkon që pretendimet për ligjshmërinë e emërimit të Dados të shqyrtohen nga Gjykata Administrative e Apelit. Veliaj ngre gjithashtu argumente mbi kriteret që, sipas tij, nuk janë përmbushur në momentin e emërimit të Dados në vitin 2008 dhe kërkon verifikimin gjyqësor të aktit të emërimit. Në reagimin e tij, kryebashkiaku e...
Burimi:
javanews.al