Elvis Lila shfaqet për herë të parë/ Me karrierë 20-vjeçare, kush është kreu i komanduar i SHISH?
Pas rreth tre vitesh, Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, në një moment kur zhvillimet në Shërbimin Informativ të Shtetit kanë sjellë vëmendje të shtuar mbi sigurinë kombëtare dhe administrimin e informacionit të klasifikuar. Mbledhja u zhvillua në Pallatin e Brigadave dhe zgjati rreth një orë e gjysmë. Në takim morën pjesë drejtuesit kryesorë të institucioneve të sigurisë, mes tyre kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ministrat përgjegjës dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura. I pranishëm ishte edhe drejtuesi i komanduar i SHISH, Elvis Lila. Lila është ngarkuar përkohësisht me kompetencat administrative të kreut të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit. Vendimi i kryeministrit është botuar në Fletoren Zyrtare dhe përcakton se...
Burimi:
ntv.al