Elseid Hysaj mund të ndërrojë kampionat, e kërkojnë në La Liga

Elseid Hysaj mund të ndërrojë kampionat, e kërkojnë në La Liga

Elseid Hysaj është ende në kërkim të një klubi për të vazhduar të ardhmen e tij. Kontrata me Lacion përfundoi në verë dhe që prej asaj kohe shkodrani ka statusin e lojtarit të lirë. Leçja dhe Bolonja janë përfolur si opsione të mundshme për mbrojtësin kuqezi, por në të dy rastet nuk ka pasur hapa konkretë. Tashmë në skenë ka dalë një tjetër skuadër. Bëhet fjalë për Elçenë, që këtë sezon luan në La Liga. Mbetet për t’u parë nëse Elseid Hysaj do të ndërrojë kampionat këtë sezon, apo do të qendrojë në pritje për oferta më të mira./Sport Ekspres/