Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali ka publikuar një fotografi me veshje ushtarake, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh që duket si një kundërpërgjigje ndaj zhvillimeve të fundit politike brenda mazhorancës. “Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur…”, shkruan Spiropali në postimin e saj. Ky reagim i saj vjen pak pas nisjes së përplasjes Rama-Veliaj dhe kur zëra mediatikë pranë Belinda Ballukut kanë thënë se Spiropali dhe Veliaj kanë qenë pjesë e një puci për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Kohë më parë Spiropali nisi një seri kritikash ndaj Ramës, por gradualisht u tërhoq dhe u detyrua të cojë kartonin në Kuvend për të gjithë ligjet me 84 vota.