Elisa Spiropali: Reforma Territoriale nuk është një reformë, duhet ta themi këtu hapur. Keqardhje, por këtu po bëhet teatër
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka mbajtur një fjalim kritik në Kuvend teksa diskutohet dhe pritet të miratohet drafti i PS për reformën territoriale, duke paralajmëruar se do votojë kundër. elisa spiropali Spiropali ka deklaruar se nuk e konsideron reformën territoriale si një reformë të mirëfilltë, duke theksuar se thelbi duhet të jetë decentralizimi, autonomia vendore dhe mënyra se si qytetarët marrin pjesë në vendimmarrje. Ajo kritikoi gjithashtu qasjen e disa deputetëve të mazhorancës, duke thënë se nuk ka vend për tone triumfaliste dhe për pretendime se një forcë politike duhet të fitojë të gjitha bashkitë. “Prandaj më vjen shumë keq kur dëgjoj nga kolegë, miq, shokë këtu, që flasin me tone triumfaliste. Ne jemi më të fortë se kurrë, ne jemi më të...
Burimi:
argjiroja.net