Eleanor Cobham, mes hijes së fronit dhe gjyqit që tronditi Anglinë mesjetare

Eleanor Cobham, mes hijes së fronit dhe gjyqit që tronditi Anglinë mesjetare

Në historinë e oborreve mbretërore, ambicia shpesh ka qenë një rrugë e ngushtë mes lavdisë dhe rrënimit. Historia e Eleanor Cobham, dukeshës që iu afrua fronit anglez përpara se të përfundonte e dënuar për magji dhe tradhti, rikthehet në vëmendje përmes romanit historik “Royal Witch” të shkrimtares Philippa Gregory. Mes intrigave të pushtetit, besimeve të kohës dhe fatit të një gruaje që nuk i përshtatej heshtjes së epokës së saj, rrëfimi i Eleanorës mbetet një nga historitë më të debatueshme të Anglisë mesjetare. Në vitin 1441, Eleanor ishte bashkëshortja e Humphrey of Lancaster, Dukës së Gloucesterit, trashëgimtarit të mundshëm të fronit të mbretit Henry VI. Për të, kurora nuk ishte më një ëndërr e largët. Por, ndërsa ndikimi i bashkëshortit të saj në oborr dobësohej,...