Elbasani merr fitoren e parë dhe ul me këmbë në tokë Egnatian. 6 minuta të çmendura vendosin fatin e takimit (video)
Elbasani ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Abissnet Superiore, pasi mundi 2-1 Egnatian në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e katërt. Minutat e fundit të pjesës së parë ishin vërtet të bukur, ku u shënuan tre gola të shpejtë. Në minutën e 40-të, Ardit Nikaj zhbllokon shifrat dhe kalon në avantazh Elbasanin, me një goditje të bukur brenda zonës, pas asistit të Atdhe Nazari. SHIKOGOLIN Në minutën e 44-të, Egnatia barazon shifrat. Pas një krosimi të Loukili, ishte sulmuesi nga Costa Rica, Jurguens Montenegro, që kërceu mbi mbrojtësit e Elbasanit dhe dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Nikaj fiton duelin me Geralb Smajlin, dhe dërgon topin në rrjetë më...
Burimi:
telesport.al