Elbasani kujton 77-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës
Është zhvilluar sot në Elbasan aktiviteti përkujtimor me rastin e 77-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës, një takim që solli së bashku miq të vjetër e të rinj të marrëdhënieve shqiptaro-kineze, ish-studentë shqiptarë që kanë studiuar në Kinë ndër vite, si dhe të rinj që kanë përfunduar studimet dhe ushtrojnë sot profesionet e tyre në Shqipëri. Në aktivitet ishin të pranishëm Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, znj. Pang Chunxue, Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri–Kinë, Spartak Nano, dhe Nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Klaudja Krasnika. Në fjalën e saj përshëndetëse, Nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Klaudja Krasnika, vlerësoi miqësinë dhe bashkëpunimin e gjatë mes dy vendeve, duke shprehur bindjen se kjo traditë do të vijojë të forcohet edhe në të...
Burimi:
kohajone.com