Elbasan, komunitetet fetare bashkohen për mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike

Elbasan, komunitetet fetare bashkohen për mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike

Në kuadër të Democracy Week, të organizuar nga European Policy Dialogue Forum (EPDF), Woman Center for Development and Culture Albania (WCDCA), në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar, lançoi nismën “Kultura e Takimit: Dialogu Ndërfetar në Veprim për Mbrojtjen e Klimës në Elbasan”. Aktiviteti, i zhvilluar në ambientet e Prefekturës së Qarkut Elbasan, mblodhi drejtues të komuniteteve fetare, gra lidere, përfaqësues të institucioneve vendore dhe të shoqërisë civile, për të diskutuar problematikat mjedisore të qytetit dhe rolin e bashkëpunimit ndërfetar në ndërgjegjësimin e qytetarëve. Takimi u moderua nga Dr. Rudina Çollaku, drejtoreshë e Woman Center for Development and Culture Albania, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve fetare, institucioneve publike dhe shoqërisë civile për adresimin e sfidave klimatike dhe mjedisore....