“Ekzekutivi në konflikt interesi”- Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, kritikoi të hënën propozimet e qeverisë për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Gjatë mbledhjes së komisionit, ajo paralajmëroi se ndërhyrjet e propozuara cenojnë parimet e reformës në drejtësi, hapësirën e SPAK-ut për të hetuar korrupsionin dhe lirinë e gazetarëve për të investiguar. Sipas Tabakut, propozimet prekin rreth 20–25% të Kodit dhe bien ndesh me Kushtetutën dhe me një sërë ligjesh të miratuara në kuadër të reformës në drejtësi. Ajo theksoi se çdo ndryshim duhet të udhëhiqet nga kërkesat e procesit të integrimit europian, veçanërisht nga angazhimet për kapitujt 23 dhe 24. “Ju praktikisht po i prisni krahët SPAK-ut dhe po u mbyllni derën hetimeve të ardhshme”, deklaroi Tabaku,...
Burimi:
javanews.al