“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para
Pushteti ekzekutiv dhe legjislativ janë shkrirë dhe janë bërë një. Kështu u shpreh avokati Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, sipas të cilit ky relativizim i frikshëm i institucioneve ka ndodhur për të ngritur kultin e pushtetit ekzekutiv. “Shqipëria nuk ka tre këmbë por 2, se të një pushteti ia ka futur dikush këmbët në një këpucë. Ekzekutivi e legjislativi kanë pasur më shumë dinjitet para 2014. Në këto vite ka ndodhur relativizim i frikshëm, është relativizuar parlamenti, presidenti, ministri e çdo institucion i pavarur që të ngrihet kulti i pushtetit ekzekutiv. Ka patur projekt ligje më cilësore në parlamentet e mëparshme. Është bërë relativizim i frikshëm i çdo institucioni”, theksoi ai në studion e televizionit “A2CNN”. Beci sugjeroi që edhe reforma në drejtësi...
Burimi:
javanews.al